KPK mban takim të jashtëzakonshëm, e anulon vendimin për ta pajisur me veturë Koordinatorin Kujtim Munishi

04 gusht 2025 | 20:19

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Ardian Hajdaraj, ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, në të cilin është anuluar edhe vendimi për ta pajisur me veturë zyrtare Kujtim Munishin.

Në këtë takim, “pas shqyrtimit të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, PA.nr.10/2025, lidhur me shfuqizimin e Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e Komisionit për Koordinim dhe Luftimin e Krimit Ekonomik (KKLKE), Këshilli ka marrë këto vendime:

1. Shfuqizoj Vendimin për miratimin e Rregullores Nr.04/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Themelimin dhe Funksionalizimin e KKLKE-së dhe

2. Shfuqizoj Vendimin për miratimin e kërkesës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për pajisje me veturë zyrtare”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Baicë të Lipjanit sot është gjetur i groposur…