KPM-ja gjobit mediet për shkelje të pretenduara në zgjedhjet e 2025, Rexha i AGK-së: Skandaloze, dëshmi e kapjes së institucionit nga LV-ja

15 maj 2026 | 16:27

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është mbledhur të premten për të shqyrtuar dhe marrë vendime për 26 raste që lidhen kryesisht me mbulimin mediatik të zgjedhjeve të shkurtit 2025.

Në mesin e vendimeve të marra, KPM-ja ka shqiptuar një gjobë prej 3 mijë eurosh ndaj televizionit “Klan Kosova”.

Sipas kryetarit të KPM-së, Besnik Berisha, arsyeja e dënimit lidhet me faktin se “kronikat kryesisht kanë pasur qasje të anshme, të pabalancuara dhe të bazuara në vetëm një burim informacioni e që lidhen me pushtetin aktual”.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, i cili e ka cilësuar arsyetimin e KPM-së si “absolutisht skandaloz” dhe si “vërtetim të kapjes së këtij institucioni nga Vetëvendosje”.

Sipas Rexhës, përmes këtyre vendimeve po tentohet të ushtrohet presion ndaj mediave në Kosovë.

Përveç “Klan Kosovës”, KPM-ja ka shqiptuar gjoba edhe ndaj “RTK1” dhe “Kanal 10” për shkelje të pretenduara që lidhen me zgjedhjet. Ndërkohë, gjatë mbledhjes pritet të merren vendime edhe për televizionet “T7” dhe “TV Dukagjini”.

AGK-ja dhe organizatat e shoqërisë civile që po monitorojnë mbledhjen kanë paralajmëruar se në përfundim të saj do të dalin me një qëndrim zyrtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria po përgatitet për t’u angazhuar në Rripin e Gazës,…