 
                    KPM-ja pezullon përkohësisht licencat për ofrues të shërbimeve mediale
                24 mars 2021
                |  12:39
            
        Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka vendosur të pezullojë përkohësisht lëshimin e licencave për ofrues të shërbimeve mediale audio dhe audiovizuale me transmetim përmes rrjetit të operatorëve të shpërndarjes.
Kjo masë do të vlejë deri në përcaktimin e kritereve dhe procedurave të reja për licencim, për çfarë është iniciuar procedura.
Vendimi është marrë dje, ndërkohë që do të hyjë në fuqi 15 ditë më vonë.


 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        