
KQZ certifikon grupin e tretë me 39 subjekte politike dhe 380 kandidatë, nuk certifikohet Iniciativa e Fehmi Kupinës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të shtunën bëri certifikimin e grupit të tretë me 39 subjeke politikë, 25 prej të cilave inciativa qytetare dhe 14 të tjera kandidatë të pavarur për pjesmarrje në zgjedhjet e 12-tetorit.
Ndërkaq, Inciativa qytetare “Lidhja e Prishtinës” me 56 kandidatë për kuvendin komunal në Prshtinë, nuk u certifikua pasi nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për shkak se është kundërshtuar nga përfaqësuesi i LDK-së Sami Hamiti në KQZ.
Hamiti ka dhënë vërejtje për ngjashëmërinë e këtij emri me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Edhe, rekomandimi për subjektin tjetër “Lëvizja për bashkimin e shqipëtarëve” u tërhoq pas vërejtjeve që të rishikohet gabimi gjuhësor në emërtim, për shkak se një “ë” është e tepër tek “shqipëtarëve”.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 380 kandidatë, prej të cilëve 25 kandiatë për Kryetarë të Komunave dhe 355 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.