
KQZ-ja: 7.41% e votuesve morën pjesë në zgjedhje deri në orën 11:00
12 tetor 2025
| 11:49
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 ishte 7.41 për qind.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, deklaroi se nuk është raportuar për ndonjë parregullsi që mund të rrezikonte votimin ose mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Për krahasim, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, pjesëmarrja deri në të njëjtën orë ishte 8.2 për qind.