KQZ-ja akrediton grupin e tretë me 276 vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit

19 dhjetor 2025 | 15:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë mbledhje së sotme ka akredituar grupin e tretë me 276 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Organizatat ndërkombëtare të akredituara janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë me pesë vëzhgues, dhe EU Election Expert Mission me shtatë vëzhgues.

Nga organizatat joqeveritare është akredituar edhe Syri i Vizionit me 165 vëzhgues.

Mediat vendore:

GracanicaOnline.Info, 4 vëzhgues

Tëvë1, 34 vëzhgues

Gazeta Ekskluzive, 2 vëzhgues

Televizioni T7, 28 vëzhgues

Syri .net Kosova/Syri Televizion, 2 vëzhgues

Ekonomia Online,  6 vëzhgues

RTV Fontana,10 vëzhgues.

Mediat ndërkombëtare:

Newsmax Balkans, 3 vëzhgues

Agjencia Bullgare Telegrafike (BTA), 1 vëzhgues

Mondo Inc doo/Kurir televizivja, 2 vëzhgues;

A2 CNN, 4 vëzhgues

Agence France-Presse, 3 vëzhgues

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar deri më tani, është 862 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë: organizata joqeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, media vendore/ndërkombëtare, institucione shtetërore dhe përfaqësi diplomatike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka shënuar një rritje të…