KQZ-ja certifikon listën votuese, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote
22 maj 2026
| 12:05
Komisioni Qendror i zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.
Sipas të dhënave nga kjo listë, numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është 2 milionë e 92 mijë e 174 votues.
Kjo listë përmban 15 mijë e 884 votues më shumë se në zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.



