KQZ-ja certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 12 tetorit

03 nëntor 2025 | 15:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e 74-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në fillim të mbledhjes, KQZ-ja ka marrë vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarët e komunave: Prishtinë, Junik dhe Mamushë. Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për këto komuna.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ-ja ka marrë vendim edhe për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të 35 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Rezultatet përfundimtare të këtyre komunave janë shpallur nga KQZ më 25 tetor 2025.

Po ashtu, KQZ-ja ka marrë vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për anëtarë të 37 kuvendeve komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025. Rezultatet janë shpallur për këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Subjektet politike të certifikuara dhe kandidatët nga tani mund të paraqesin ankesat e tyre ndaj këtyre rezultateve në afat brenda 48 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Në këtë vendim të KQZ-së, nuk përfshihet rezultati i zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Drenasit pasi në Gjykatën Supreme ende nuk është përmbyllur vendimmarrja për një ankesë të parashtruar në këtë institucion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka thënë se kryetari i…