KQZ-ja certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri
23 qershor 2021
| 13:31
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Shqipëri ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, duke njohur si fituese të 74 mandateve Partinë Socialiste (PS).
Edhe kryetari aktual të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit i është certifikuar mandati i deputetit, për shkak se nuk ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen.
Ai do të paraqitet në seancën plenare në shtator, por nuk do ta bëjë betimin, duke zgjedhur në këtë mënyrë që lamtumirën e fundit ta japë atje ku edhe e nisi karrierën e tij politike, raporton “TCh”.
Kujtojmë se Ruçi ka njoftuar largimin e tij nga politika gjatë Kongresit së PS-së, në stadiumin “Air-Albania”, disa ditë më parë.



