KQZ-ja: Dalja në votime 44.31 për qind
                06 tetor 2019
                |  19:22
            
        Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në uebfaqen e saj ka bërë me dije se në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit kanë dalë në votime 44.31 për qind e qytetarëve.
Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, në këto zgjedhje ka dalje më të madhe të votuesve.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        