‘KQZ-ja është e gatshme për zgjedhje të reja’

09 mars 2026 | 14:14

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm të organizojë zgjedhje të reja nëse ato shpallen, megjithëse procesi mund të paraqesë sfida për shkak të afateve të shkurtra.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për “Kosovapress” se organizimi i një procesi të ri zgjedhor për Kuvendin e Kosovës menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit përbën sfidë për institucionin dhe stafin e tij.

Sipas tij, pavarësisht vështirësive, KQZ-ja është e obliguar që të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.

“Organizimi i një procesi të ri dhe të parakohshëm zgjedhor për Kuvendin e Kosovës brenda një kohe të shkurtër pas përmbylljes së zgjedhjeve sigurisht përbën sfidë për KQZ-në dhe stafin e saj. Megjithatë, si institucion i përhershëm që detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve, KQZ-ja do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të reja kurdo që kërkohet”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë mbyllur pjesët e para të tri ndeshjeve të sotme…