KQZ-ja fton për respektim të masave mbrojtëse ndaj Covid-19

29 nëntor 2020 | 08:32

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar të dielën se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës Veriore.

Në të dyja këto qytete po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune.

KQZ-ja ka kërkuar respektim të masave mbrojtëse ndaj Covid-19.

“Sipas raportimeve nga Komisionet Komunale Zgjedhore nga këto dy komuna të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohën e planifikuar dhe të rregulluar me ligj. Në emër të KQZ-së kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve në zbatimin e masave mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, qytetarët e dy komunave të Kosovës, Podujevës dhe Mitrovicës…