KQZ-ja i jep tender për zgjedhjet e 28 dhjetorit kompanisë që shtypi fletëvotimet me gabime në balotazh

10 dhjetor 2025 | 14:21

Kompania sllovene “Cetis” e cila printoi me gabime fletëvotimet e balotazhit të 9 nëntorit, është përzgjedhur sërish nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetor.

Kjo kompani për këto zgjedhje do t’i printojë fletëvotimet dhe broshurat e kandidatëve për deputetë.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, që figuron në faqen “e-prokurimi”, vlera e kontratës është mbi 275 mijë euro.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe është në pritje të një përgjigje.

Kontratën e plotë mund ta gjeni KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hanife Osmani Rastësinë nuk e lejon t’ia diktojë koha, ai…