KQZ-ja jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet e 7 qershorit
01 qershor 2026
| 11:56
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar udhëzimet për procesin zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.
KQZ ka bërë të ditur mënyrën se si qytetarët duhet të plotësojnë fletëvotimin ditën e zgjedhjeve.
“Si të plotësoni fletëvotimin:
- Sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur në pjesën e pasme
- Në anën e majtë, shënjoni vetëm një subjekt politik
- Në anën e djathtë, shënjoni deri në dhjetë kandidatë të atij subjekti politik
- Paloseni fletëvotimin dhe vendoseni në kutinë e votimi”, bën të ditur KQZ.



