KQZ-ja kufizon shpenzimet e partive për fushatë

11 janar 2021 | 14:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka marrë vendim për kufizimin shpenzimeve për partitë politike për fushatë zgjedhore.

KQZ-ja ka bërë me dije se një parti politike mund të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro, që i bie 0.5 euro për votues të regjistruar.

Po ashtu, në këtë mbledhje u bë me dije se të martën është afati i fundit kur partitë mund të deklarohen për koalicionet parazgjedhore.

Certifikimi i partive politike ka filluar nga 8 janari dhe do të zgjasë deri më 21 janar. Kurse, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021.

Fushata zgjedhore do të jetë nga data 3 shkurt deri më 12 shkurt 2021, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt.

Buxheti për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë 5 milionë e 650 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianluigi Donnarumma është një nga portierët më premtues të momentit…