KQZ-ja: Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në ora 13:00

12 tetor 2025 | 13:36

Deri në ora 13:14 minuta, 304 mijë e 852 qytetarë kanë votuar nëpër komunat përkatëse, apo 15.05 për qind në nivel vendi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet që po mbahen në 38 komuna për kryetarë dhe asamblistë.

Deri në ora 13:14 minuta, 304 mijë e 852 qytetarë kanë votuar nëpër komunat përkatëse, apo 15.05 për qind.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, orë më parë apeloi që qytetarët të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të respektojnë rregullat e procesit zgjedhor, duke kontribuar në zhvillimin e një procesi të drejtë dhe transparent.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të votojnë për përfaqësuesit e tyre në nivel lokal, duke zgjedhur kryetarët e komunave dhe anëtarët e kuvendeve komunale, deri në orën 19:00. KQZ ka paralajmëruar se rezultatet preliminare të zgjedhjeve do të publikohen sapo të mbyllen qendrat e votimit, për të parë trendet fillestare të votimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka ushtruar të drejtën e saj të…