KQZ-ja mblidhet për të certifikuar dhe de-certifikuar kandidatët për zgjedhje lokale të 12 tetorit

27 gusht 2025 | 08:41

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të certifikuar dhe de-certifikuar listat e partive me kandidatë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Mbledhja do të fillojë në orën 11:00 dhe në rend të ditës janë 4 pika: fjalimi nga kryesuesi i mbledhjes, aktivitetet për certifikim dhe de-certifikim, këshillat e KQZ-së dhe të ndryshme.

Përveç pikave për certifikim dhe de-certifikim, KQZ-ja do të shqyrtojë edhe pjesëmarrjen në Programin e vizitorëve për zgjedhjet e këshillave të qeverisjes lokale, si dhe pjesëmarrjen në punëtorinë rajonale të ODIHR-së.

Ky është rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Aktivitetet e Zyrës

2.1 Rekomandimi 97: Rekomandim për de certifikim dhe certifikim të kandidatëve:

Partia Politike Lëvizja VETËVENDOSJE!, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.2. Rekomandimi 98: Rekomandim për de certifikim dhe certifikim të kandidatëve:

Partia Politike LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.3. Rekomandimi 99: Rekomandim për de certifikim të kandidatëve:

Partia Politike GUXO, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.4. Rekomandimi 100: Rekomandim për de certifikim të kandidatëve:

Partia Politike ALTERNATIVA, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.5. Rekomandimi 101: Rekomandim për de certifikim të kandidatit:

Partia Politike Bashkimi Demokratik, për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.6. Rekomandimi 102: Rekomandim për de certifikim të kandidatit:

Partia Politike KOSOVSKI SAVEZ , për Zgjedhjet Lokale 2025;

2.7. Rekomandimi 103: Rekomandim për de certifikim të kandidatit:

Koalicioni KOALICIJA VAKAT, për Zgjedhjet Lokale 2025;

3. Këshillat e KQZ

3.1. Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ në punëtorinë rajonale të ODIHR: Ruajtja e Integritetit Zgjedhor në Ballkanin Perëndimor – Forcimi i Mbikëqyrjes dhe Rritja e Besueshmërisë (Varshavë, 16–17 shtator 2025)”.

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ në Programin e Vizitorëve për Zgjedhjet e Këshillave të Qeverisjes Lokale 2025 në Tallinn, Estoni, 17–20 tetor 2025.

4. Të ndryshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Halil Matoshi 1 Në analizën “Kurti e ka marrë…