KQZ-ja me njoftim për votimin e mërgatës në balotazh

30 tetor 2025 | 12:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë me një njoftim sa i përket votimit përmes postës për balotazh.

Në njoftimin e KQZ-së është sqaruar se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit që janë regjistruar gjatë periudhës së aplikimit për raundin e parë të zgjedhjeve.

“Kjo vlen vetëm për votuesit e komunave ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve”, ka njoftuar KQZ-ja.

KQZ-ja ka bërë me dije se do të dërgojë materialet e nevojshme për votim në adresën e banimit.

Balotazhi mbahet më 9 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja dhe prezantuesja e njohur argjentinase-italiane, Belén Rodríguez, është bërë…