KQZ-ja merr vendim për rinumërimin e fletëvotimeve për 16 kuti

22 tetor 2025 | 16:01

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka marrë vendim për rinumërimin e fletëvotimeve të 16 kutive të votimit.

Këto kuti i takojnë vendvotimeve të komunave të ndryshme.

Pesë prej këtyre kutive i takojnë zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për kuvende komunale.

Sipas Rregullores Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kutia e votimit rekomandohet për rinumërim në rast të konstatimit të mospërputhjeve, kur numri i nënshkrimeve në Listën e Votuesve është më i madh se numri i fletëvotimeve në kuti të votimit apo numri i nënshkrimeve në listën e votuesve është më i vogël se numri i fletëvotimeve në kuti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e Armatosura Britanike do të vazhdojnë të mbështesin misionin…