KQZ-ja miraton kërkesën për ridestinim të buxhetit për zgjedhje

23 korrik 2025 | 13:11

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është miratuar ridestinimi i buxhetit për zgjedhje.

Ky ridestinim është miratuar me 6 vota për, dy kundër dhe një abstenim.

Disa nga anëtarët e KQZ-së kanë akuzuar sekretariatin se nuk ka bërë analizë të mirë dhe qeverisë i janë kërkuar para më shumë se sa që duhet.

Anëtari i AAK-së në KQZ, Muharrem Nitaj, ka thënë se nuk kanë marrë përgjigje pozitive e as negative nga qeveria për buxhet.

Por sipas tij edhe komisioni, projeksionin e ri buxhetor e ka bërë më shumë vonesë.

“Tani komisioni e bën një projeksion tjetër buxhetor dhe e bën me shumë vonesë. Unë nuk i kontestoj analizat e tyre për ridestinim të mjeteve në shtylla të caktuara por konsideroj që nuk ka qenë punë e realizuar siç duhet”, ka thënë ai.

Ndërsa anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, ka thënë se kërkesat e tyre kanë qenë të vazhdueshme duke akuzuar sekretariatin e këtij institucioni se nuk ka bërë fare analizë.

Më tutje, anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka thënë se çështjen e buxhetit e ka ngritur një muaj më herët.

“Unë çështjen e buxhetit e kam ngritur që një muaj dhe sa i përket kërkesës sonë që ia kemi dërguar qeverisë e për të cilën nuk kemi marrë asnjë përgjigje, nuk është marrë asnjë mund të na thonë se nuk kanë buxhet”.

“Pse është dashtë me prit 30 ditë e me ardhur te ridestinimi i buxhetit? Kërkesa është mbi 6 milionë euro. 6 milionë euro ia keni huq në kërkesa a? Këtu duhet me dhënë përgjegjësi”, ka thënë ai.

Kurse anëtari i LV-së, Alban Krasniqi, ka thënë se teprica apo buxheti të cilin nuk kanë mundur ta realizojnë gjatë vitit 2024 është rreth 2 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Bashkimit debuton në sezonin 2025/26 në garat e…