KQZ-ja miraton procedurat për vëzhguesit e zgjedhjeve lokale

30 shtator 2025 | 12:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e 60-të këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi, ku ka marrë vendime të rëndësishme për organizimin e zgjedhjeve lokale 2025, që do të mbahen më 12 tetor.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja ka emëruar gjithsej 15 mijë e 505 anëtarë të Këshillave të Vendvotimeve, duke përfshirë 14 mijë e 305 anëtarë për 2 mijë  e 571 vendvotime të rregullta dhe 54 vendvotime me kusht si dhe 1 mijë 200 anëtarë rezervë. Këshillat e Vendvotimeve do të jenë përgjegjës për sigurimin e integritetit, sigurisë dhe qetësisë gjatë procesit të votimit dhe numërimit nën mbikëqyrjen e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, njofton zyra për informim e KQZ-së.

Procesi zgjedhor në Kosovë do të organizohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2 mijë e 625 vendvotime, prej të cilave 910 Qendra për votimin e rregullt dhe 38 Qendra për votimin me kusht.

Gjithashtu, është bërë me dije se KQZ-ja ka miratuar procedurën standarde për të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve të akredituar në zgjedhjet lokale 2025. Kjo procedurë përcakton rregullat e sjelljes, të drejtave dhe detyrimeve të vëzhguesve gjatë procesit të votimit dhe numërimit dhe do t’u dërgohet të gjitha organizatave vëzhguese të akredituara nga KQZ-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje, opinioni publik dhe komuna jonë u shokuan nga një…