
KQZ-ja: Në 38 komunat e Kosovës po punohet pa pushim për ditën e zgjedhjeve lokale
09 tetor 2025
| 13:51
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 38 komunat e Kosovës po punohet pa pushim për Ditën e Zgjedhjeve më 12 tetor dhe procesin që fillon të hënën.
Në njoftimin për medie është bërë me dije se KQZ-ja ka caktuar Qendrat Komunale të Numërimit dhe, gjatë kësaj jave, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve janë në procesin e përgatitjes së tyre për numërimin e votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.