KQZ-ja njofton për numrin e asamblistëve që do t’i ketë secila komunë

28 maj 2025 | 13:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në kuadër të procesit parapërgatitor për organizimin e zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti, ka pranuar shkresën njoftuese nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) lidhur me numrin e anëtarëve të Kuvendit të Komunave.

Sipas këtij njoftimi, Prishtina do t’i ketë 51 asamblistë,  ndërsa Prizreni dhe Ferizaj do t’i kenë nga 41 asamblistë.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Njoftim lidhur me numrin e anëtarëve të Kuvendeve Komunale për Zgjedhjet Lokale 2025, sipas regjistrimit të popullsisë

Prishtinë, 28 maj 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në kuadër të procesit parapërgatitor për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti, ka pranuar shkresën njoftuese nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) lidhur me numrin e anëtarëve të Kuvendit të Komunave.

Në përgjigje ndaj kërkesës së KQZ-së, shkresa njoftuese e MAPL-së bazohet në numrin e banorëve në komunat e Republikës së Kosovës nga regjistrimi i popullsisë i realizuar në vitin 2024.

Duke u mbështetur në nenin 36, paragrafin 1, të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, numri i anëtarëve në Kuvendin e Komunës të një komune duhet të jetë proporcional, varësisht nga numri i qytetarëve në komunë, me përjashtim të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, që sipas paragrafit 2, përbëhet prej 51 anëtarëve.

  • nëse komuna i ka deri në 10.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 15 anëtarëve;
  • nëse komuna i ka prej 10.001 deri 20.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 19 anëtarëve;
  • nëse komuna i ka prej 20.001 deri 30.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 21 anëtarëve;
  • nëse komuna i ka prej 30.001 deri 50.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 27 anëtarëve;
  • nëse komuna i ka prej 50.001 deri 70.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 31 anëtarëve;
  • nëse komuna i ka prej 70.001 deri 100.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 35 anëtarëve;
  • nëse komuna i ka më shumë se 100.000 qytetarë, kuvendi i asaj komune përbëhet prej 41 anëtarëve.No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA, kanë realizuar…