KQZ-ja përditëson të dhënat, LDK-së i rikthehet një mandat, merr 15, PDK-ja bie në 22
07 janar 2026
| 13:36
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat e fundit nga rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Në këtë përditësim bëhet e ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë edhe një mandat, duke e çuar kështu, në 15 deputet grupin e tyre parlamentare.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës, ka rënë nga 23 në 22 deputet, duke humbur kështu një mandat.
Deputeti që hyn në Kuvend nga rezultatet e tanishme është Fadil Haderxhonaj i LDK’së. Ndërsa deputeti nga PDK-ja që e humb ulësen në kuvend është Bekim Haxhiu.
Ndryshe, është duke vazhduar numërimi i votave me postë, ku deri tani janë numëruar 73.79%.



