KQZ-ja planifikon rreth 2.5 milionë euro për votimin me postë në zgjedhjet lokale

22 qershor 2025 | 12:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka planifikuar rreth 2.5 milionë euro për të mbuluar kostot e votimit përmes postës në dy raundet e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Kjo shumë përfshin shpenzimet për dërgesat postare, përgatitjen dhe dorëzimin e fletëvotimeve për rreth 100 mijë votues në raundin e parë dhe 70 në raundin e dytë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Ekonomia Online se kjo shumë është ende në fazën e planifikimit dhe mund të ndryshojë pas përfundimit të procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës. Ai ka shtuar se kjo kosto vjen pas masave që janë ndërmarrë në KQZ, të cilat do të ndikojnë në integritetin e procesit të votimit.

Për shkak të kufizimeve ligjore, në zgjedhjet lokale nuk lejohet organizimi i votimit në përfaqësitë diplomatike apo konsullore të vendit. Kjo nënkupton se, ndryshe nga zgjedhjet e fundit parlamentare, procesi i votimit do të realizohet vetëm përmes postës.

“KQZ-ja do të sigurohet që shtetasve të Kosovës që regjistrohen suksesshëm për të votuar nga jashtë Kosovës në votimin me postë t’ua dërgojë përmes postës fletëvotimin dhe materialet e tjera të nevojshme zgjedhore për votim”, ka theksuar ai.

“Kjo masë konsiderojmë se do të ndikojë në integritetin e këtij procesi. Ndërkaq, është detyrë e votuesit që pakon me fletëvotim ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që hapen në shtete të ndryshme të botës dhe në Kosovë”, ka shtuar Elezaj.

Ndryshe, partitë politike në Kosovë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat janë planifikuar të mbahen më 12 tetor. E beteja komunale pritet të jetë e ashpër, duke qenë se ajo përfaqëson një shans për të konsoliduar bazën elektorale dhe vlerësohet si matës i fuqisë politike pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më datë 20.06.2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Skënder Salihu”…