
KQZ-ja pranon vendimin e PZAP-it: Palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme
24 gusht 2025
| 14:53
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka pranuar vendimin e PZAP-it për çështjen e certifikimit të Listës Srpska.
Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë për Express se palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.
“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion. Ndaj këtij vendimi të PZAP-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme. KQZ do të presë që vendimi të marrë formën e prerë”, ka thënë Elezi.