KQZ-ja pret shqyrtimin e ankesave nga PZAP-i, pastaj certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

12 janar 2026 | 12:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke pritur shqyrtimin e ankesave të subjekteve dhe partive politike në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa, para se të procedojë me certifikimin e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se duhet të priten afatet ligjore.

“Shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyll procesin zgjedhor. Subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj rezultatit, fillimisht në PZAP-i dhe më pas çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme. KQZ-ja është e obliguar të presë këto vendime, t’i zbatojë ato dhe vetëm pas kësaj të procedojë me certifikimin e rezultateve”, ka thënë  Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës…