KQZ-ja propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme
29 prill 2026
| 15:15
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi është deklaruar pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Ai tha se janë të mendimit që data e zgjedhjeve të caktohet më 7 qershor.
“Sa më vonë. Çështje e buxhetit ende nuk është diskutuar në KQZ, po besoj do të jetë përafërsisht si zgjedhjet e kaluara. Na nevojitet përgatitje, nuk është proces i lehtë…Dy data 31 maj ose 7 qershor, kështu që për mendimin tonë është 7 qershori, por prapë le t’i mbetet presidentes”, tha ai.



