KQZ-ja publikon shpenzimet e partive për tremujorin e tretë të këtij viti, LV-ja mban primatin

22 tetor 2025 | 13:32

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujorit (korrik – shtator 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje për këta muaj ka harxhuar më së shumti të holla nga të gjitha partitë e mëdha politike në vend. Për muajt korrik, gusht dhe shtator, ky subjekt politik ka shpenzuar 663 mijë e 459 euro e 47 cent. Nga këto të holla, për paga LV-ja ka shpenzuar 238 mijë e 528 euro e 26 cent, për mallra dhe shërbime anëtarët e LV-së kanë harxhuar 420 mijë e 182 euro e 88 cent. Kurse, për shërbime të telekomunikimit LV-ja ka shpenzuar 7 mijë e 862 euro e 93 cent dhe 1 mijë e 478 euro e 60 cent për shërbime.

LV-ja ka shpenzuar 8 mijë e 124 euro e 77 cent për mobilje dhe pajisje me vlerë të vogël deri në 1 mijë euro, si dhe 1 mijë e 498 euro për mobilje dhe pajisje ndërmjet 1 mijë dhe 5 mijë euro. Blerjet e tjera të mallrave dhe shërbimeve ishin 140 mijë e 769 euro dhe për lëndë djegëse 31 mijë e 72 euro e 56 cent. Për qiratë, LV-ja ka shpenzuar 84 mijë e 957 euro e 94 cent, për marketing 110 mijë e 78 euro e 51 cent, për përfaqësim 5 mijë e 530 euro e 42 cent, si dhe për shpenzime komunale 4 mijë e 784 euro e 33 cent.

E dyta për shpenzime pas LV-së është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 220 mijë e 660 euro e 77 cent. Sipas dokumentit të KQZ-së, PDK-ja ka harxhuar 106 mijë e 339 euro e 51 cent në paga, në mallra dhe shërbime 61 mijë e 555 euro e 50 cent, në shërbime të telekomunikimit 39 euro e 98 cent dhe në shpenzimet për shërbime 1 mijë e 740 euro e 25 cent.

Ndërsa në mobilje dhe pajisje me vlerë të vogël deri në 1 mijë euro, PDK-ja ka shpenzuar 2 mijë e 118 euro, në blerjet tjera të mallrave dhe shërbimeve ka harxhuar 2 mijë e 336 euro e 82 cent, në mirëmbajtje dhe riparime të tjera kanë shkuar 305 euro, në qiratë 18 mijë e 838 euro e 6 cent, në shpenzimet e marketingut 32 mijë e 770 euro e 5 cent, në shpenzimet e përfaqësimit 2 mijë e 717 euro e 34 cent, në shpenzimet komunale 2 mijë e 81 euro e 36 cent dhe për shpenzime të ndryshme shkuan 50 mijë e 684 euro e 40 cent

Për muajt korrik, gusht dhe shtator, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpenzuar 188 mijë e 533 euro e 72 cent. Nga këto del se 91 mijë e 847 euro e 2 cent janë shpenzuar për paga, 1 mijë e 154 euro e 60 cent ka shpenzuar për shërbimet e telekomunikimit. Ndërsa në rubrikën shpenzimet për shërbime, LDK-ja ka shpenzuar 15 mijë e 258 euro e 99 cent. Për blerjet tjera të mallrave dhe shërbimeve, LDK-ja ka harxhuar 35 mijë e 833 euro e 90 cent, për lëndë djegëse 1 mijë e 611 euro e 27 cent.

Kurse në llogaritë përllogaritëse për avancë, LDK-ja ka raportuar se ka harxhuar 68 euro e 87 cent, në shërbimet për sigurim dhe regjistrim figurojnë 704 euro e 53 cent, në mirëmbajtje dhe riparime, 1 mijë e 49 euro, për qiratë, 14 mijë e 88 euro e 50 cent, për shpenzimet e marketingut janë shpenzuar 25 mijë e 908 euro, për shpenzimet komunale ishin 569 euro e 79 cent, si dhe për shpenzime kapitale 438 euro e 28 cent.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës del se për tre muaj ka harxhuar 40 mijë e 765 euro e 16 cent. Sipas dokumentit të KQZ-së, AAK-ja ka shpenzuar 6 mijë 869 euro e 8 cent në paga, në shërbimet e telekomunikimit ka shpenzuar 494 euro e 73 cent, në mirëmbajtje dhe riparime të tjera ka harxhuar 590 euro e 50 cent, në shpenzimet komunale 1 mijë e 378 euro e 32 cent si dhe në shpenzime pa kategori, 31 mijë e 432 euro e 53 cent.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
EFA ka caktuar që gjyqtarët nga Irlanda ta ndajnë drejtësinë…