KQZ-ja refuzon 800 aplikime të dyshimta nga Mali i Zi

18 gusht 2021 | 17:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që të refuzojë 800 aplikime të dyshimta të pranuara nga Mali i Zi për tu regjistruar si votues jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianti Elshani, ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë evidentuar rreth 800 aplikacione që për KQZ-në janë të dyshimta.

Sipas tij, ato nuk janë kredibile dhe janë një tendencë për manipulim e zgjedhjeve.

Kurse, Florian Dushi  nga LDK-ja ka kërkuar që përveç referimit të çështjeve të vihen kontakte edhe me organet e drejtësisë. “Të njoftohet Prokuroria”, ka thënë ai.

Ndërsa, Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së ka njoftuar se po vazhdon periudha për aplikim për ndërrimin e qendrave të votimit ku online kanë aplikuar gjithsej 2. 670 persona.

“Jemi në periudhën e ndërrimit të qendrave të votimit. 2 670 kërkesa kemi pasur deri më tani online për ndërrim të qendrës së votimit. Ndërsa sot mbyllet periudhe e aplikimit për votues nga jashtë Kosovës. 10 mijë e 638 aplikime kanë ardhur përmes e-mailit”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani gjendet në Emiratet e Bashkuara…