KQZ-ja shpall rezultatet: LV-ja 49.95%, PDK-ja 16.9%, LDK-ja 12.64% dhe AAK-ja 7.07%

04 mars 2021 | 11:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë shpalljen e rezultateve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Sipas rezultateve LV-ja ka siguruar 49.95% të votave, pasuar nga PDK-ja me 16.9%, kurse LDK-ja ka marrë 12.64% të votave dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.07%.

Ndërkaq nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar dhjetë ulëse. Nga dy ulëse në Kuvendin e ri të Kosovës kanë fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe Iniciativa Rome. Ndërkaq, nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Komuniteti i Bashkuar Adrijana Hoxhiq, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Inciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe Partia e Ashkalinjëve për Integrim.

“Numri i votuesve 814 mijë e 122 votues. Numri i votuesve 89 mijë e 257 votues jashtë kutive të votimit. Pjesëmarrja në votime 48.77%. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 438 mijë e 334 vota, PDK-ja 148 mijë e 296 vota dhe e treta ka përfunduar Lidhja Demokratike e Kosovës me 110 mijë 978 vota, AAK-ja 62 mijë e 111 vota. Lista Serbe 44 mijë e 404 vota”, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë 58 kandidatë të listës së Lëvizjes Vetëvendosje të cilët…