KQZ-ja sot mban mbledhje, ky është rendi i ditës

15 gusht 2023 | 08:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtohen 4 pika të rendit të ditës.

Ndër më të rëndësishmet do të jetë edhe shqyrtimi i rekomandimit të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike për pezullimin e partisë politike “Republikanët e Kosovës”.

Ky është rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së

-Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes nr. 22/2023

2. Rekomandimet nga ZRCKFSP

– Shqyrtimi i rekomandimit për pezullimin e partisë politike Republikanet e Kosoves

3. Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë

– Shqyrtimi dhe miratimi i ftesës për KQZ nga OSBE ODIHR në Punëtorinë Rajonale për Administrimin Zgjedhor, Sarajevë, Bosnje dhe hercegovinë;

– Ftesë nga International Republican Institute për pjesëmarrje në Open Government Partnership Annual Summit, Tallin, Estoni;

4. Këshilli për Personel

– Njoftim nga Grupi punues për draftimin e Rregulloreve të Brendshme të KQZ;

– Rekomandimet nga Sekretariati i KQZ;

5. Të ndryshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufti Haziri, nënkryetar i LDK-së, foli për vizitën përçarëse të…