KQZ-ja vazhdon përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve
KQZ-ja ka filluar mbajtjen e programit dyditor të trajnimit për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, në kuadër të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që do të mbahet më 9 nëntor 2025.
Në trajnim po marrin pjesë anëtarë të KKZ-ve, zyrtarë të trajnimit dhe personel tjetër zgjedhor nga komunat ku do të zhvillohet votimi.
Qëllimi i këtij programi është të forcojë kapacitetet profesionale dhe organizative të personelit zgjedhor, për një proces të drejtë, të rregullt dhe transparent.
Trajnimet fokusohen në menaxhimin e materialeve zgjedhore dhe procesin e trajnimit; zbatimin korrekt të procedurave ligjore dhe teknike në vendvotime dhe qendrat e numërimit.
Realizimi i këtij programi mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.



