KQZ-ja vendos për rinumërim edhe të 58 vendvotimeve

25 shkurt 2021 | 15:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që të rinumërohen edhe 58 vendvotime. Në mbledhjen e KQZ u tha të enjten se rinumërimi i 58 vendvotimeve tjera vjen pasi nga verifikimi i bazës së të dhënave dhe krahasimit të votave të subjekteve dhe kandidatëve nuk janë shënuar votat për kandidatët.

Ndryshe, nga java e kaluar deri tani, KQZ-ja tri herë ka votuar pro rinumërimit. Fillimisht janë dërguar për rinumërim 12 vendvotime, pastaj 494 vendvotime të tjera dhe tash së fundi edhe 58 vendvotimeve.

Në mbledhjen e KQZ po ashtu u bë me dije se deri tani janë rinumëruar 220 vendvotime.

Ndërkaq, pas debatit mes anëtarëve të KQZ-së për votimet në veri dhe përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka lëshuar mbledhjen, duke kërkuar të mos diskutohet për çështje politike.

“Bollni me cirkuz politik, që po bëni në vazhdimësi, çështjet politike diskutoni në parlament. Këtu nuk është parlament. Ne vetëm organizojmë zgjedhjet, vazhdoni flisni para mediave”, ka thënë Daka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë kësaj jave janë zhvilluar edhe katër ndeshje në kuadër…