KQZ-ja: Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale do të zgjasë më shumë se zakonisht

14 gusht 2025 | 15:19

Drejtori i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Besnik Buzhala, ka thënë se verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 do të marrë më shumë kohë se zakonisht për shkak të pushimeve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK).

Ai ka shtuar se pas dorëzimit të listave përfundimtare të kandidatëve, zyra e sekretariatit është duke i përgatitur ato për procedurat e verifikimit, të cilat janë një hap i domosdoshëm para certifikimit përfundimtar.

“Po ka qenë kërkesë edhe e juaja, zyra është duke përgatitur listën e cila do të ketë të dhëna gjenerale. Këto të dhëna do t’ju dërgohen sot përmes e-mailit, meqenëse prioritet për zyrën është dërgimi i të dhënave për verifikim në institucionet e tjera të Kosovës. Tash verifikimi i kandidatëve do të marrë goxha kohë, sepse, për t’ju njoftuar, Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjendet në tërësi në pushim vjetor. Kështu që verifikimi me gjasë do të marrë më shumë kohë se zakonisht. Numër më i madh i kandidatëve do të jenë të cilët do të dërgohen për verifikim. Numri i kandidatëve dihet saktësisht, një subjekt i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, që përfaqëson komunitetin shumicë, mund të mbërrijë rreth 800-850 kandidatë”, ka thënë Buzhala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi opozitar, Peter Magyar e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje…