KQZ mblidhet nga ora 18:00, diskutohen çështje që lidhen me procesin e votimit me postë

06 dhjetor 2025 | 18:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ora 18:00 do të mbajë mbledhjen e radhës sot. Në mbledhje do të diskutohen çështjet që lidhen me votimin përmes postës, kontraktimi i shërbimeve postare e çështje të tjera.

Rendi i Ditës

1.            Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2.           Aktivitetet e Zyrës:

2.1.        Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshim plotësimit të pikës numër 7 (Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim) të Vendimit të KQZ me numër 01/3372-2005, i datës 21.11.2025.

3.           Këshilli për Operacione Zgjedhore:

3.1.        Shqyrtimi i opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim përmes postës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28 dhjetor 2025;

3.2.        Shqyrtimi i dokumentit të kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve postare për votim jashtë Kosovës.

4.           Këshilli për Çështje Ligjore:

4.1.        Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Prizren, Kaçanik, Istog dhe Zveqan.

5.            Të ndryshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i PDK-së, Bernard Nikaj, ka njoftuar se nuk do…