
KQZ njofton se të shtunën bëhet shpërndarja e materialit nëpër vendvotime për zgjedhjet e së dielës
10 tetor 2025
| 23:35
Ditën e nesërme do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet lokale të së dielës.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai njoftuar edhe se shpërndarja e materialit do të bëhet nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve.
‘‘Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 11 tetor 2025, ora 08:00) nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025’’, ka thënë ai.