KQZ shpall rezultatet përfundimtare, LDK dhe VV shkojnë në balotazh në Obiliq
25 tetor 2025
| 19:08
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 12 tetor.
Komuna e Obiliqit do të shkojë në raundin e dytë, ku Xhafer Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 5 mijë e 859 vota apo 46%, ndërsa Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 5 mijë e 626 vota apo 44.37%.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 9 nëntor.




