KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare të balotazhit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mblidhet për të mbajtur mbledhjen e radhës.
Në rendin e ditës parashihet që KQZ të diskutojë rreth certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, si dhe do të shpallë rezultatet e balotazhit që u mbajt më 9 nëntor.
Po në rend dite parashihet të shqyrtohen dhe miratohen analiza e votave me asistencë për zgjedhjet lokale.
Kjo mbledhje është paraparë të nisë me fillim nga ora 15:00.
Rend i plotë i ditës:
1.Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2.Certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale në Republikën e Kosovës për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor 2025
3.Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës për Kryetar Komune, të raundit të dytë, të mbajtura më 9 nëntor 2025
4.Këshillat e KQZ
4.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore
4.1.1.Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës së votave me asistencë për zgjedhjet lokale 2025
4.2.Këshilli për Buxhet dhe Financa
4.2.1.Shqyrtimi dhe miratimi i raportit nëntë mujor financiar 2025
4.2.2.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për shpenzimet e derivateve për periudhën janar-shtator 2025
5.Të ndryshme.



