KQZ: Votimi ka nisur në të gjitha qendrat e votimit

09 nëntor 2025 | 08:08

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se votimi ka nisur në të gjitha qendrat e votimit.

Ai tha se në balotazh janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Kllokoti dhe Mamusha.

Ai tha se janë 507 qendra të votimit dhe të drejtë vote në këto komuna kanë 1 milionë e 316 mijë e 672 qytetarë.

Elezi i ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka…