Kraki shpërthen: Mediat e krimit, bandat, endacakët dhe prokurorët që liruan Radoiçiqin dhe mundësuan Banjskën

27 maj 2025 | 23:14

Deputeti i Grupit Parlamentar të VV-së nga ‘Guxo’, Nezir Kraki ka reaguar pas intervistimit të minsitrit, Faton Peci.

Kraki duke ndarë një fotografi me pjestarët e ‘Guxo’ dhe minsitrin Peci thotë se tashmë ‘jemi në pikën ku prokurorët e Kosovës e marrin të mirëqenë dhe e shfaqin si provë edhe propagandën më absurde kundër një ministri’

Ai tutje thekson se ata që Radojçiqit ia hiqnin fletarrestet duke e bërë kështu të mundur edhe sulmin terrorist në veri, i vërsulen endacaçke Ministrit që krim të vetëm kishte ringjalljen e bujqësisë dhe rikthimin e shpreses në tokën pjellore të Kosovës.

“Në fakt, edhe mediat e krimit edhe prokurorët e bandave janë produkt i asaj Kosovës që s’ekziston më. Se zor e kam ta kuptoj dobinë publike të një emisioni 50 minutesh ku si shkelje nxirret jo më mos realizimii punës së paguar por mënyra si është pagu puna e kryer. Në Kosovën e atyre një traktor « dhurohej » 30 herë dhe një livadh merrte grant 20 herë sepse ishte dhënë 20 herë me qira të njejtin vit” shkruan Krakki.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth…