Kramer forcon Sigal Prishtinën

12 gusht 2025 | 13:03

Amerikani Kelby Kramer është përforcimi i radhës te Sigal Prishtina për sezonin 2025/26 në basketbollin kosovar. Kramer i gjatë 213 centimetra ka përvojë të gjatë dhe tejet të suksesshme, duke i garantuar Prishtinës siguri të madhe nën kosh.

Pas viteve universitare në NCAA, Kramer karrierën profesionale e nisi në Evropë, ku luajti në Mal të Zi, Rumani e Sllovaki derisa ka luajtur edhe në Meksikë, Venecuelë e Argjentinë. Së fundmi, Kramer ishte pjesë e ekipit Gaiteros de Zulia në Venecuelë dhe regjistroi në mesatare prej 5 pikëve e 7 kërcimeve për ndeshje në 10 paraqitje.

Kramer është amerikani i dytë që Prishtina e prezanton brenda dy ditëve, pasi të hënën zyrtarizoi fundorin Lamb Autrey, i cili në tetë sezonet e fundit ka luajtur në Çeki kurse karrierë ka bërë edhe në Hungari e Finlandë. Sezonin e fundit, Autrey ka qenë pjesë e ekipit Ostrava dhe ka pasur një mesatare prej 18 pikëve, 7 kërcimeve e 6 asistimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistë me Hajdin Abazi, veprimtar i arrestuar si njëzetvjeçar në…