Krasniqi: A e dini se autori i flamurit të Kosovës ka qenë ushtarë i UÇK-së? (Video)

15 shkurt 2023 | 10:52

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vazhduar fushatën e fakteve interesante për Pavarësinë, duke prezantuar tek ndjekësit e tij kreatorin e flamurit të Kosovës, Muhamer Ibrahimin – Trimin.

Në një video të shpërndarë në “Facebook”, Krasniqi ka treguar se Ibrahimi po ashtu ka qenë ushtar i UÇK-së.

“A e dini që Trimi ka qenë edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Trimi ka shërbyer në Njësinë TF-0 në Zonën e Pashtrikut. Simbolikë e jashtëzakonshme apo jo? Trim, ky po që është fat i madh dhe nder i dyfishtë, edhe me qenë ushtar i lirisë, edhe me dizajnuar flamurin e shtetit tënd”, i ka thënë Krasniqi, Trimit.

Më pas në videoklip ka folur kreatori i flamurit, i cili ka thënë se të qenit ushtar dhe kreator i flamurit, janë dy momentet më krenare të jetës së tij.

“Patjetër kryetar, ndoshta as në ëndrrat ma të mira të mia e as në imagjinatën më të mirë timen. Këto dy momente pa dyshim që shënojnë periudhën më krenare të jetës time!”, ka thënë Trimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 15 deri më 19 shkurt palestra “Mizahir Isma” do…