Krasniqi, Abdixhiku, Haradinaj dhe Limaj konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin
30 tetor 2025
| 13:07
Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur kryetarët e partive politike në një takim të premten në mesditë, teksa Kosova vazhdon përpjekjet për formimin e një qeverie të re gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Pjesëmarrjen në këtë takim, nesër në orën 12:00 e kanë konfirmuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.



