Krasniqi, afër medaljes në Kampionatin Evropian

29 prill 2022 | 13:44

Distria Krasniqi është vetëm një luftë larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos 2022 në Bullgari.

E arta olimpike e Kosovës, e cila garon në kategorinë -52 kilogramë, dështoi në çerekfinale ndaj Amadine Buchard. Kësisoj, humbi mundësinë për rrugën drejt medaljes së artë.

Megjithatë, pas luftës së humbur ndaj Buchard, Krasniqi mundi 26-vjeçaren zvicerane Fabienne Kocher në gjysmëfinale të rrugës dytësore, Repechages, për të arritur në luftën finale për medaljen e bronztë.

Për medaljen e bronztë, ajo do të përballet me çeken Vera Zemanova.

Akil Gjakova dhe Laura Fazliu do të garojnë nesër në garat e Kampionatit Evropian të Xhudos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haxhi Krasniqi është shpallur “Ushtari më i mirë 2022” në…