
Krasniqi: Albulena Haxhiu ka dështuar pesë herë, LV-ja duhet ta propozojë një kandidat tjetër
Njohësi i çështjeve të Kuvendit, Albert Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje (LV) nuk mund ta kandidojë Albulena Haxhiun sërish për të paren e Kuvendit.
Kjo pasi sipas tij, ajo ka dështuar 5 herë dhe vendimi i Gjykatë Kushtetuese thotë se nuk mund të ketë më shumë se tre votime për të njëjtin kandidat.
Si rezultat, Krasniqi ka theksuar se LV-ja duhet ta propozojë një tjetër kandidat.
“Duke qenë se votimi për kandidat/e për kryetar/e të Kuvendit nuk mund të përsëritet më shumë se tre herë për të njëjtin person, dhe se propozimi i parë i LV-së për kandidaten Albulena Haxhiu ka qenë i pasuksesshëm për pesë herë, ajo nuk mund të rikandidohet sërish. Në vijimin e seancës konstituive, LV-ja duhet të propozojë një kandidat/e tjetër për këtë post”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.