Krasniqi: Arben Xheladini dhe Mon Balaj ranë për një kauzë të drejtë

10 shkurt 2020 | 23:55

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 13 vjet më parë.

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, i cili ka qenë pjesë e kësaj proteste ka thënë që atë ditë janë bërë protesta me kauzë të drejtë.

“Për mua dhe për bashkëkolegët e mi 10 shkurti nuk ka shënuar vetëm datën e një proteste ku janë vrarë dy protestues. Ata kanë qenë duke protestuar në mënyrë paqësore për një kauzë që për mendimin tim ishte e drejtë”.

“Për mua kjo datë, ka shënuar një përkujtim që megjithatë shteti i Kosovës është ndërtuar dhe vazhdon të zhvillohet mbi një bazë të gabuar siç ka qenë Pako e Ahtisaarit. Nuk mund të mohohet se ajo pako ka sjell pavarësinë e Kosovës dhe vendi ka ecur më tutje prej vitit 2007”.

Krasniqi në Zona B në Klan Kosova ka theksuar se kjo ditë nga Lëvizja Vetëvendosje e cila është sot në pushtet, nuk duhet të përkujtohet vetëm me një ceremoni.

“Kur i kujtojmë disa dëshmorë ose njerëz që kanë rënë në kuadër të një kauze është e rëndësishme t’i kujtojmë edhe si qëllim dhe mesazh. Ende sot i qëndroj besnik idesë që duhet të mendojmë për idealet dhe kauzat – pjesë e atyre që kanë rënë ata”.

“Sot për herë të parë e kemi VV-në në kryye të shtetit pas protestës së 10 shkurtit. Çka kisha pritur si qytetar që një subjekt që ka bërë thirrje në të kaluarën kundër pakos së Ahtisaarit e ka ndërtuar qenien e vet politike kundër saj. Nuk kisha prit që ky subjekt  ta shënojë 10 shkurtin si homazh por si aksion qeveritar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendës kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë në emisionin…