
Krasniqi: Askush i kënaqur me zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit
Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me këtë zgjedhje nuk është e kënaqur as Vetëvendosje, as qytetarët, as PDK-ja.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se fjalën që e kanë dhënë e kanë mbajtur sot.
Sipas tij, nuk janë të lumtur që Dimal Basha është kryetar i Kuvendit.
Krasniqi ka thënë se madje as deputetët e Vetëvendosjes nuk janë të lumtur. “I patë me fytyra të varura”, tha ai për deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kraniqi shtoi se LV-ja u ka humbur kohë që të merren me tema që u interesojnë qytetarëve. “LV-ja u dorëzua para ligjit”.
Ai përmendi Gluak Konjufcën, Saranda Bogujevci e Shqipe Selimin si kandidatë më të mirë për të marrë pozitën e kryekuvendarit.
“Qytetarët e kanë parë qartë se sa i vlerëson Albin Kurti. Vetëvendosja e ka vënë në grackë gjithë popullin e Kosovës, ose edhe ata kanë rënë vetë sepse kanë menduar që nuk ua votojmë pa konsultë”, tha Krasniqi.