Krasniqi: Asnjëherë s’kam rrezikuar jetën e një njeriu, të timen po  – besova që padrejtësia do thyhej

18 shkurt 2026 | 15:21

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, në fjalën përfundimtare në procesin gjyqësor në Hagë, ka thënë se asnjëherë nuk ka rrezikuar jetën e askujt, përkundrazi të tijën po.

“Kjo më është bërë pa i shkaktuar padrejtësi askujt. Pa i rrezikuar asnjë njeriu të vetëm, përkundrazi kam rrezikuar jetën time, jo vetëm gjatë luftës çlirimtare, por që nga vitet 1972-73, së bashku me familjen time, me bashkëkombësit e mi, me bashkëfshatarët e mi, me besimin se errësira e padrejtësisë do të thyhej me agimin e shpresës. Kjo është arsyeja pse u angazhova për çlirim”, ka thënë Krasniqi.

Ai posaçërisht ka theksuar se kohën kur kishte dalë pa maskë para ushtarëve të UÇK-së, si zëdhënës i kësaj ushtrie.

“Nuk u shqetësova për sigurinë time, sepse më udhëhiqte përkushtimi im ndaj të gjithë qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli është deklaruar ish-deputeti Rexhep…