Krasniqi: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, i pa alternativë  

25 nëntor 2021 | 13:03

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Pas takimit, në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se PDK-ja  e vlerëson si tepër të rëndësishëm forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Postimi i plotë i Krasniqit:

Në prag të festës tonë kombëtare, 28 nëntorit, sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kisha kënaqësinë që bashkë me kolegë, të mirëpres Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Në këtë takim vëllazëror, me Presidentin Meta diskutuam për prioritetet dhe sfidat e dy shteteve tona, për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për rrugën e përbashkët drejt integrimit evropian. Po ashtu, Presidenti Meta na uroi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për rezultatin e PDK-së në zgjedhjet komunale.

PDK e vlerëson si tepër të rëndësishëm e pa alternativë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe si parti lidere e opozitës do të jap kontributin e saj në çdo formë e në çdo proces që ka këtë synim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka marrë të reja dhe ka zgjatur mandatet e…